Rrjetet sociale mund të përkufizohen si një aplikacion në Internet i cili mundëson komunikimin dhe marrëdhëniet apo ndërveprimet sociale midis njerëzve nëpërmjet rrjeteve informatike. Kemi të bëjmë me një risi në jetën sociale të njerëzimit, e cila deri në lindjen e rrjeteve sociale ishte zhvilluar vetëm me praninë fizike të individëve. Që në fillimet e Internetit civil në vitet 1990, ka patur tentativa të krijimit të rrjeteve sociale, kuptohet me kufizimet teknike të kohës dhe për përdorim të komuniteteve të vogla shkencore, universitare apo të disa ndërmarrjeve të mëdha. Pararendësit e rrjeteve sociale kanë qenë forumet (bulletin boards) ku mund të shkëmbeheshin informacione dhe mesazhe si dhe aplikacionet e diskutimit (chat) të cilat mundësonin komunikim të menjëhershëm. Këto aplikacione kanë qenë mjaft popullore në fillim të viteve 2000, por ishin të kufizuara në formatet tekst dhe imazh. Në fillim të viteve 2000, që përkojnë edhe me demokratizmin e Internetit, ka patur ...