"Cloud Computing" ose në shqip Reja Kompjuterike është përdorimi në distancë i burimeve informatike që gjenden në qendra të të dhënave të lidhura me Internetin. Termi « cloud » që shqiptohet « klaud» dhe do të thotë « re » ka mbetur me sa duket ngaqë në skemat e arkitekturës së aplikacioneve apo të platformave informatike shpesh Interneti paraqitet në formën e një reje me të cilën lidhen elementet e tjerë. Burimet informatike në « cloud » mund të jenë një server, një disk, një pajisje rrjeti, por edhe një bazë të dhënash, një aplikacion, një shërbim i administruar etj. Burimet në shumicën e rasteve janë virtuale por mund të jenë edhe materiale. Për shembull një ofrues cloud mund të ofrojë për përdorim servera virtualë por edhe servera hardware. Këto burime informatike apo kompjuterike iu ofrohen ndërmarrjeve kliente për përdorim nga një ofrues « cloud », i cili ka ndërtuar një platformë « cloud ». Platforma m...